Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E KALIMIT TË BREGUT TEK TEUTA/ Ja kontrata dhe paga e lojtarit. Shikoni si ndryshon formacioni tani

Teuta godet në merkato, merr Dejvi Bregun. Nuk ka më dilema për të ardhmen e sulmuesit anësor, pasi prej mbrëmjes së djeshme është bërë zyrtarisht pjesë e durrsakëve. Vlonjati ka nënshkruar një kontratë 1+1 (pra sezonale, por me opsion rinovimi) dhe do të vihet ndoshta prej ditës së sotme nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.

Me afrimin tij në ofensivë, “djemtë e detit” hedhin edhe kandidaturën si pretendentë për titullin kampion. Ai gjen në Durrës jo vetëm Blerim Krasniqin që luante te Skënderbeu, por edhe Albano Aleksin me të cilin ka shkëlqyer te Luftëtari. Kujtojmë që palët ishin në tratativa prej afro 2 javësh, por vetëm dje u arrit akordi përfundimtar.

“Panorama Sport” mëson se 24- vjeçari do të përfitojë një pagë prej 6 mijë eurosh në muaj. Kishte ditë që në Durrës e prisnin në fakt, por gjithçka u vonua pasi ai kishte një opsion në Kroaci. E megjithatë, përfundimisht zgjodhi që të qëndrojë në Kategorinë Superiore dhe të mbrojë ngjyrat e Teutës për sezonin 2020-2021.

NEGOCIATAT

Që prej largimit nga Korça, anësori ka synuar të luajë në një ekip jashtë Shqipërisë. Edhe pse ka pasur vazhdimisht oferta, duket se nuk ishte e thënë që të konkretizoheshin. Fillimisht ai refuzoi një klub nga Kazakistani, duke lënë të zhgënjyer edhe drejtuesit e Skënderbeut (që prisnin të përfitonin diçka nga transferimi i tij, derisa e kishin ende nën kontratë).

Bregu2

Më pas ishte pandemia që u bë pengesë, duke prishur edhe akordin që klubi korçar kishte arritur me suedezët e Hamarbit për të shitur vlonjatin. Përfundimisht, mesfushori u largua nga bardhekuqtë me parametra zero dhe duke qenë futbollist i lirë, kishte gjithçka në dorë për të zgjedhur të ardhmen.

Ashtu siç ka paralajmëruar gazeta, pista për të shkuar në Poloni te Zaglebie Lubin u zhbë dhe në lojë u fut fuqishëm Teuta. Klubi durrsak i kishte bërë një superofertë 24- vjeçarit, e megjithatë ai ishte i tunduar për të nisur një aventurë jashtë vendit. Dejvi Bregu u ka premtuar drejtuesve se në rast se i prishet mundësia për të luajtur në Kroaci, do të vinte në Durrës dhe kështu ngjau. Duke qenë se nuk e realizoi dot ëndrrën për këtë merkato vere, mbajti fjalën e dhënë dhe firmosi për “djemtë e detit”.

FOR

Related posts

INTERI NUK FAL/ Zikaltrit mposhtin për të dytën herë LAZION me një “GOL BOMBË” (VIDEO)

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MILAN-IN/ Ibrahimovic mbyll sezonin. Ja çfarë pritet të ndodhë me Europianin…

Delo.autor

Surpriza Berlusconi/ Rikthen në Itali “Topin e Artë”, do të luajë në Serinë C me Monzan

Isa.Autor

Leave a Comment