Futboll Premier League Sport

AKORDI 115 MILIONË EUROSH/ Lojtari “BRAKTIS” Gjermaninë për kontratën “FARAONIKE”

Pas nënshkrimit të Thiago Silva, Ben Chilwell, Malang Sarr, Hakim Ziyech dhe Timo Werner, Chelsea vazhdon të jetë “mbreti” i tregut të transferimeve në futboll, kësaj vere. Nga Bayer Leverkusen do t’i bashkohet Kai Havertz. Kësaj radhe, Roman Abramovic ka shpenzuar 90 milionë euro, plus 25 milionë bonuse. Kjo është blerja më e shtrenjtë në historinë e bluve të Londrës.

21-vjeçari i talentuar tejkalon rekordin që i përkiste portierit Kepa (u paguan 80 milionë euro për të tek Athletic Bilbao). Për të nënshkruar me klubin londinez, Havertz ka lënë përkohësisht grumbullimin me kombëtaren e Gjermanisë. Federata Gjermane e Futbollit e ka bërë public këtë fakt. Lojtari do të kthehet sapo të kryejë procedurat përkatëse dhe të zyrtarizojë transferimin te Chelsea.

Related posts

SHAQIRIT NUK I NDAHEN SERBET/ Gjilanasin e shajnë në shqip nga nëna (VIDEO)

Isa.Autor

MUNGESA E YLLIT BELG PREJ DËMTIMIT/ Lukaku drejt rikthimit, Interi ka siguri me “gjigantin”

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA NDAJ FREIBURG/ Werder Bremen i kujton lëvizjen fantastike të Rashicës në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment