Futboll La Liga Sport

“FURTUNË” TEK BARCELONA/ Presidenti Bartomeu akuzohet për korrupsion

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu po përballet me një tjetër skandal pas furtunës që ka shkaktuar ylli katalanas Lionel Mesi, i cili ka kërcënuar klubin se dëshiron të largohet. Numri 1 i Barcelonës akuzohet për korrupsion pasi ka shfrytëzuar transaksionet e klubit për të siguruar fitime personale.

Akuzat janë ngritur nga policia e Barcelonës Los Mosos, e cila ka publikuar dokumentet e operacioneve financiare të klubit katalanas, një pjesë e të ardhurave kanë shkuar në xhepat e presidentit Bartomeu.

bartomeu-messi
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë te tifozët e Barcelonës jo vetëm për dështimet e shumta në fushë, por dhe për skandalet e njëpasnjëshme brenda klubit. Në fillim të vitit, mediat spanjolle zbuluan se presidenti Bartomeu kishte kontraktuar një firmë reklamimi për të dëmtuar imazhin e Lionel Mesit dhe Zherard Pikesë, Pep Guardiolës, Karles Pujolit, Ksavi Hernandezit pasi këta nuk pajtohen me menaxhimin e klubit nga presidenti aktual. Në shënjestër të këtyre sulmeve u vunë dhe dy kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës Agusti Benedito and Viktor Font.

Related posts

E BUJSHME/ Realit nuk i del inati i El Clasicos, klubi ‘los blancos’ nxjerr në shitje Viniciusin

F.autor

EPISODET E FRIKSHME/ Presidenti i Argjentinës kërkon ta “mbysë” DHUNËN me…

Isa.Autor

“KTHEHET DHE FITON TOPIN E ARTË…”/ Zbulohet tradhtia e Ronaldos kur luante te Juventus: përgjimi i vitit 2019

Delo.autor

Leave a Comment