Futboll Premier League

Antonio Conte konfirmon interesimin për Arturo Vidal

Antonio Conte ka thënë se do të donte të punonte sërish me Arturo Vidalin në Chelsea, por ka refuzuar të komentojë rreth spekulimeve se klubi nga Premierliga do të bëjë ofertë për transferimin e tij në janar.

Vidal dhe Conte i kanë fituar tre tituj radhazi në Serie A gjatë kohës së tyre në Juventus, ndërsa tani mediat kiliane raportojnë se 30-vjeçari mund të ribashkohet me Conten në Chelsea në vitin  2018, transmeton Express.

Vidal i ka edhe 18 muaj në kontratë me Bayern Munichun dhe tani ka fituar vendin e titullarit në skuadër pas ardhjes së Jupp Hyenckes, duke shënuar pesë gola në 14 paraqitje këtë sezon në Bundesligë.

“Arturo është lojtar fantastik. Kam respekt të madh për Arturon, kemi kaluar shumë vite së bashku në Juventus. Gjithmonë do ta doja me vete”, ka thënë Conte.

Related posts

SKANDALI/ Skuadra italiane përdor ADOLESHENTE gjysmë të zhveshura, akuzohet për… (FOTO)

Isa.Autor

DOPIETA NDAJ TIRANËS/ “Heroi” Kaina: E falenderoj stafin që më besoi, ja kujt ia dedikoj golat…

Delo.autor

MOS AKTIVIZMI I BROJËS/ Tekniku i Fulham shpjegon arsyet

F.autor

Leave a Comment