Futboll Seria A Sport

AS INTERI E AS LACIO/ Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Interi dhe Lacio e ndjekin prej kohësh, por Marash Kumbulla do vazhdojë karrierë diku tjetër.

Mbrojtësi shqiptar pritet të kalojë në kryeqytetin italian, për tu veshur verdhekuq. Sipas asaj që raporton “Sky”, Roma është e interesuar për futbollistin dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër.
Verdhekuqtë i kanë bërë Veronës një ofertë prej 30 milionë eurosh për lojtarin, e cila i ka pëlqyer drejtuesve. Ditën e sotme pritet të bëhet një takim mes drejtuesve të të dyja klubeve për të mbyllur gjithçka.

Roma ka fituar nga “përgjumja” e Interit dhe Lacios për të bërë sulmin për Kumbullën. Marrëveshja do të jetë huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Do të ishte një hap i madh në karrierë për Kumbullën, që do të kishte mundësinë të luante në një ekip të madh pasi shkëlqeu me Veronën në sezonin e fundit.

Related posts

THUR ELOZHE PËR SHAQIRIN/ Juninho: Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj të fitojmë tituj me të

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM/ Nis super ndeshja në “Old Traford” me 3 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

UNIKE/ Atletico Madrid vendos rekordin e veçantë pa luajtur në Superkupën e Europës

Delo.autor

Leave a Comment