Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENTAT E MERKATOS/ Ja arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga ylli francez

“Marca” ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos.

E përditshmja spanjolle ka publikuar arsyet që kanë penaguar transferimin e Karim Benzema te Barcelona në 2008-ën. Sipas “Marca”, Txiki Begiristain, drejtori teknik i katalanasve në atë kohë, ka shkuar në Lion, ish-skuadra e sulmuesit francez, për t’u takuar personalisht me lojtarin.

Dhe ky ka qenë momenti kur Barcelona ka vendosur të tërhiqet: Begiristain, në fakt, nuk është bindur nga disa gjëra. Kryesisht nga qëndrimi i lojtarit, i cili nuk e shikoi asnjëherë në sy gjatë takimeve, por edhe miqësitë e Benzema jashtë fushës, që janë konsideruar të papërshtatshme.

Këto arsye kanë bërë që operacioni të dështojë, me sulmuesin që është transferuar te Real Madrid vitin pasues.

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Starton gjithçka në “San Paolo”, Hysaj sfidon kuq e zinjtë

Isa.Autor

Rikthimi te Real Madrid? Kjo është përgjigja e James Rodriguez

Q.Autor

U RENDIT NË VENDIN E 9-TË NË BOTË/ Flet Luiza Gega: Kur e përmbush objektivin ke një ndjesi…

Delo.autor

Leave a Comment