Futboll La Liga Sport

ASKUSH SI SERGIO RAMOS/ Bomberi i Spanjës, tani kërcënon rekordin e Pasarella

Askush nuk e ka veshur fanellën e Spanjës më shumë herë se Sergio Ramos. Plot 170 herë. Askush në botë nuk ka fituar më shumë ndeshje të ekipit kombëtar sesa kapiteni spanjoll. Plot 127 të tilla. Me 21 gola për “La Roja”, që kur shënoi të parin, në tetor 2005, në San Marino, vetëm argjentinasi Daniel Passarella e tejkalon atë si golashënuesi më i mirë në ndeshjet e kombëtares. Kjo pengesë mund të rrëzohet nga Ramos në kualifikueset e afërme të Ligës së Kombeve, sepse është vetëm një gol larg barazimit të argjentinasit. Pasi shënoi në tetë ndeshje nga nëntë me ekipin kombëtar, goli i fundit i Ramos me Spanjën daton një vit më parë. Ai që shënoi nga një penallti në Bukuresht dhe i dha kartonin e verdhë për mënyrën e festimit. Që atëherë nuk ka shënuar, në katër ndeshjet e fundit.

Këto 298 minuta pa gol në kombëtare nuk e eklipsojnë emrin e Sergio Ramos, që kryeson listën e kësaj skuadre të revolucionarizuar. Me 46 gola në mesin e 24 të grumbulluarve për kualifikueset shtatorit, kombëtarja iberike është me më pak “barut”, në mesin e të mëdhenjve, për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Revolucioni i Luis Enrique ndikon shumë në këto të dhëna. “La Roja” nuk ka gjetur lehtësim për “dinamitin” që kishte me Vilën. Morata paraqet shifra të mira me ekipin kombëtar (17 gola në 33 ndeshje), por nuk ka qenë në gjendje të marrë një pozicion “lokomotive”. Për një kohë të gjatë, prania e tij në ekipin kombëtar ka qenë eja dhe ik.

Pavarësisht se ka Cristiano Ronaldon dhe 99 golat e tij me ekipin kombëtar, Portugalia nuk është ajo që grumbullon më shumë gola nga të grumbulluarit e fundit. 150 golat e luzitanëve mbeten prapa “Djajve të Kuq” (Belgjikës). Me 52 gola për vendin e tij, Lukaku shoqërohet shkëlqyeshëm nga Hazard (32), plus De Bruyne (19) dhe Mertens (38). Rivalja e Spanjës, të enjten në Stuttgart, Gjermania, nuk paraqet një ekuilibër të shkëlqyeshëm: 56 gola në total, me Kroos (17) si kryeshënues. Por Löw ka lënë një pjesë të madhe të ekipit të tij bazë jashtë kësaj liste, përfshirë 13 golat e Gnabry në 13 ndeshje dhe 11 golat e Leon Goretzka në 25 ndeshje.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ MULLER gëzohet për transferimin e DËSHTUAR të BOATENG

Isa.Autor

FUTBOLLISTI I PARË NË KINË ME KORONAVIRUS/ Ish-ylli i Manchester United i infektuar nga COVID-19

Delo.autor

AKUZAT E ISH-PRESIDENTIT TË BARCELONËS/ Guardiola bën “avokatin”: Rosell është i…

Delo.autor

Leave a Comment