Futboll La Liga Sport

LIVERPOOL HUMBET TITULLARIN/ Trajneri Koeman sjell në “Camp Nou” mesfushorin e kombëtares…

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum është gati të lërë skuadrën e Liverpool për t’u transferuar te Barcelona sezonin e ri 2020-2021. Sipas mediave angleze, lojtari ka arritur një marrëveshje paraprake për të luajtur me ekipin katalanas, ndërkohë që pritet edhe fjala e fundit e skuadrës së “reds”.

Wijnaldum është në sezonin e tij të fundit me Liverpool, pasi i skadon kontrata verën e ardhshme, ndërkohë që palët nuk kanë rënë dakord për ta rinovuar atë. Në anën tjetër, trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, e mirëpret këtë transferim, pasi e njeh mirë lojtarin kur punuan së bashku në kombëtaren e Holandës.

Gjithsesi, Barça ka deklaruar se nuk do të paguajë më shumë se 22 milionë euro për mesfushorin 29-vjeçar, një nga titullarët e Liverpool sezonin e fundit. Wijnaldum ka qenë një nga personazhet kyç të triumfit të “reds” sezonin e fundit në Premier League.

Koeman ka nisur nga puna për të rindërtuar skuadrën e Barcelonës dhe i beson mesfushorit të qendrës Wijnaldum, duke i ofruar një fanellë titullari. Bisedimet vijojnë ende, por te Liverpool presin një përgjigje nga Thiago Alcantara, që mund të vijë nga Bayern Mynih.

Related posts

LEGJIONARËT/ Shtyhet debutimi i MAVRAJT me Arisin, BASHA vijon titullar

Isa.Autor

MOMENTE PANIKU PËR ISH-LOJTARIN E INTER/ Përplas me makinën e tij një burrë që udhëtonte me motoçikletë, ja gjëndja e tij

Delo.autor

GUARDIOLA ZBARKON NË MILANO/ Menaxheri shqiptar “trazon” Italinë: Allegri shkon tek Interi nëse…

Delo.autor

Leave a Comment