Futboll Premier League Sport

ASNJË TRAJNER ANGLEZ KAMPION PREJ 3 DEKADASH/ Ja cili do të kërkojë të thyejë tabunë këtë sezon

Premier Liga, që kur është pagëzuar me këtë emër, prej sezonit 1991-’92, nuk është fituar kurrë nga një trajner anglez. Edicionin e fundit të Divizionit të Parë, siç quhej më parë elita e kampionatit anglez, e fitonte Hauard Uillkinson, në stolin e Lidsit.

Pastaj erdhi dominimi i të huajve, me Sër Aleks Fergusonin (Skoci), edhe pse ngelet britanik, i cili dominoi mbi të tjerët, duke u shpallur kampion 13 herë me Mançester Junajtidin.

Trajnerët anglezë – A do të jetë Frenk Lampard (Çelsi) trajneri që do ta prishë këtë mallkim që zgjat prej gati 30 vitesh? Ai është i vetmi teknik anglez në stolin e një skuadre favorite për të triumfuar gjatë 2020-21, pra kandidati kryesor për të sjellë triumfin e një menaxheri anglez në atdhe.

Përveç teknikut të Çelsit, 7 janë trajnerët anglezë që do të jenë protagonistë këtë sezon në Premier Ligë: Smith (Aston Vila), Poter (Brajton), Dajç (Bërnlej), Hoxhson (Kristal Palas), Parker (Fulham), Brus (Njukasëll), Uajlder (Shef. Junajtid).

Trajnerët e huaj – Ndërkohë që menaxherët e huaj do të jenë 12, katër prej tyre e kanë fituar Premier Ligën: Klop (Liverpul) Guardiola (Siti), Ançeloti (Everton) dhe Murinjo (Totenhem), që të dy me Çelsin. Pastaj janë Arteta (Arsenal), Bielsa (Lids), Roxhers (Lestër, Solskjaer (Junajtid), Hazenhytel (Sauthempton), Biliç (Uest Brom), Mojes (Uest Hem), Espirito Santo (Uolves)

Trajneret fitues

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja fitimet e çmendura të Ajaxit deri tani në Champions

Delo.autor

AKSION PERFEKT/ Shënohet goli i parë në superndeshjen Dortmund – Bayern (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Ja shifra e majme që humbet Juventus në rast se nuk kualifikohet në Champions…

Delo.autor

Leave a Comment