Futboll La Liga Sport

BARCELONA-NASTIC/ Nis epoka e Koeman, ka ndryshime të forta tek titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona do të luajë ndeshjen e parë në epokën e trajnerit Ronaldo Koeman. Trajneri holandez ka bërë me dije formacionin titullar që do të hedhë në fushë në miqësoren e orës 19:00 kundër Nastic.

Numri një i stolit ka preferuar si titullar Leo Messin, pavarësisht se është kthyer me vonesë në stërvitje. Ka vend në ekipin e tij dhe për Griezmann dhe Dembelen. Coutinho dhe De Jong nuk e nisin në formacion.

Pjanic nuk është grumbulluar, ashtu si sulmuesi Luis Suarez dhe mesfushori Arturo Vidal.  Të dy këta të fundit pritet të largohen nga Camp Nou këtë verë. Barcelona nuk ngjall aspak besim me lojtarët e rinj që ka hedhur Koeman në formacion.

Related posts

Në derbi i solli fitoren Milanit, Cutrone: Dua të qëndroj në San Siro

Q.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Ronaldo përfiton nga një pasim i gabuar dhe zhbllokon sfidën ndaj Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Futbollisti që u ndëshkua me karton të kuq, kthehet në fushë me pushkë në dorë!!!

Q.Autor

Leave a Comment