Futboll Sport

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Partizani vijon me ecuritë pozitive në miqësore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në testin e zhvilluar në “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

119434369_1444402205754171_2759269290747119028_o

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të “demave të kuq”, falë golit të Kardozos në minutën e 11-të, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, 2 ekipet kryeqytetase realizuan nga një gol secila. Partizani-Dinamo

Fillimisht ishte Partizani që thelloi shifrat në 2-0 me sulmuesin Solomon i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79-të, ndërkohë që dinamovitët ngushtuan rezultatin me Diogo në minutën e 82-të.  Kujtojmë që disa ditë më parë Partizani triumfoi në miqësoren ndaj skuadrës maqedonase të Strugës me rezultatin 1-2.

Related posts

“Rreshteri i hekurt” Panucci, rregulla strikte për futbollistët

Sadik.Autor

SAMPDORIA-LAZIO/ “Gjyshi” Quagliarella mposht portierin Strakosha me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Modriç shënon golin e dytë ndaj Nigerisë

Sadik.Autor

Leave a Comment