Futboll Premier League Sport

CARABAO CUP/ Liverpool tallet me Lincoln, Shaqiri gjen golin. City fiton me vuajtje

Nuk kanë zhgënjyer ekipet big të Premier League në EFL Cup. Liverpooli fitoi me rezultatin 2-7 në ndeshjen kundër Lincolnit, ndërsa Manchester City vuajti ndaj Bournemouth me rezultatin 2-1.

Trajneri Jurgen Klopp hodhi ekipin e dytë dhe u argëtua në stol. Shaqiri u rikthye te goli në minutën e 9′ me një supergol të realizuar nga një goditje dënimi. Minaminoi shënoi dy gola, Jones ndoqi japonezin, ndërsa Origi dhe Grujic i vendosën kapak për 2-7.

Man. City fitoi me vështirësi nda Bournemouth për rezultatin 2-1. Delap shënoi golin e avantazhit pas pasimit të Foden për 1-0, ndërsa miqtë barazuan për 1-1 me anë të Surridge. Goli i fitores nga “Qytetarët” u shënua nga Foden për 2-1. Aston Vila fitoi me rezultatin  0-3 nda Bristol City-t.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus tentoi t’i merrte Atletico-s goditjen e janarit, por Lyon nuk…

Delo.autor

PËLQEHET NGA RIVALËT E SERIE A/ Roma dhe Fiorentina në garë për mesfushorin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

CILA ËSHTË E ARDHMJA E TIJ? Mbrojtësi Skrtel: Shumë oferta për Skriniar. Ja çfarë duhet të bëjë

Delo.autor

Leave a Comment