Futboll Seria A Sport

SULM ËNDRRASH ME SUAREZ/ Pirlo ka gati dy variante se si mund të luajnë “bardhezinjtë” me uruguajanin

Në ndeshjen e parë miqësore brenda familjes kundër ekipit U-23, Andrea Pirlo e ndërpreu disa herë ndeshjen. Normale, duke parë që ishte sfida e tij e parë dhe kurrë nuk i kishte provuar futbollistët në një duel 11 kundër 11, ku ritmi është më i lartë sesa një stërvitje normale. Trajneri i ri bardhezi tentoi që t’i shpjegonte skuadrës lëvizjet që duhet të bënte dhe të korrigjonte gjërat që nuk i pëlqenin. Ndeshja e parë e kampionatit është pas afro 2 javësh (20 shtator kundër Sampdorias) dhe koha për të punuar nuk është e madhe. Për më tepër kur mungesat janë të shumta prej dëmtimeve dhe futbollistëve që luajnë me kombëtaren.

Duhet ekuilibër – Kjo është detyra kryesore e trajnerit Andrea Pirlo. Të menaxhojë në fushën e lojës një skuadër që me shumë mundësi do të luajë me një treshe ëndrrash në majën e sulmit: Dibala-Suarez-Ronaldo. Shumë talent, shumë gola dhe dëshirë për trofe. Është një treshe që ëndërrojnë tifozët, por që i hap shumë punë trajnerit dhe sistemit të skuadrës, sepse pas këtyre tre futbollistëve duhet të kenë lojtarë me muskuj, që vrapojnë si të çmendur për të mbyllur hapësirat që ata lënë. Janë 3 lojtarë që kur Juventusi nuk ka topin, nuk e ndihmojnë shumë skuadrën. “Zonja” është ende e plagosur nga ai eliminim kundër Lionit në Champions dhe pikërisht për të pasur një lojë më shumë europiane mori Andrea Pirlon, i cili do të tentojë të rikthejë kupën që mungon nga viti 1996. Pirlo nuk e ka fshehur që në konferencën e tij të parë se do një ekip agresiv për të rikuperuar topin në fushën kundërshtare. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë mbrojtja dhe mesfusha vendosen në vështirësi. Mbrojtja nuk ishte pika më e fortë e Juventusit të Sarrit dhe “Maestro” duhet ta ndryshojë.
1111111111111

222222222222
Lëvizshmëri – Për këtë arsye, Andrea Pirlo po provon disa skema dhe formacione. Përshtatja taktike e futbollistëve është një aspekt ku duhet dora e tij patjetër. Pas 2 javëve të para stërvitje ai e ka krijuar një ide. Nëse për Sarrin mbrojtja me 4 ishte e pakontestueshme, për Andrean nuk ka një sistem fiks. Ai mund të mbrohet me 4 dhe mund të rinisë lojën me 3. Pra, skemat e tij janë 4-3-3 ose 3-5-2. Pikërisht në miqësoren e tij të parë u provuan disa skema. Lojtari kryesor ishte Kuadrado, i cili ka qenë një nga titullarët e paktë në dispozicion gjatë kësaj kohe. Kolumbiani ka luajtur si në mbrojtjen me 4 nga e djathta, po ashtu edhe në mbrojtjen me 3 si më i avancuar kur skuadra ka topin në zotërim. E njëjta punë ishte bërë edhe me Danilon, i cili më shpesh ka luajtur si qendërmbrojtës gjatë këtyre stërvitjeve.
artur juventus
Shumë vrap – Edhe mesfusha do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në Juventusin e Pirlos. Ai kërkon më shumë vrap dhe agresivitet në mesfushë për të mbështetur 3 yjet e sulmit. Në këtë aspekt ka më shumë avantazhe sesa Sarri, sepse do të ketë në dispozicion Artur Melon dhe jo Pjaniçin. Braziliani është më i ri dhe më i lëvizshëm, ndërsa Pjaniç ishte më i ngurtë. Artur ka luajtur edhe si organizator, por edhe pak më i spostuar drejt sulmit. Bentankur gjithashtu di t’i bëjë të dyja rolet dhe Rabio po gjen formën e tij optimale dhe një nga zbulimet e Juves këtë sezon mund të jetë amerikan MekKeni, specialisti që mbulon hapësirat. Që të funksionojë i gjithë sistemi, Pirlo ka nevojë edhe për të.

Related posts

KATAR 2022/ Të drejtat e ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut blihen nga klubi i Serisë C

Delo.autor

FAZA E GRUPEVE/ Ja kalendari i plotë i sfidave dhe orareve të “Euro 2020″…

Delo.autor

HENRY I NGUL SYTË ÇUDITSHËM/ Ylli i Monacos harron të rivendos në vend karrigen… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment