Futboll Kategoria Superiore Sport

DAJËS I DUHET NJË MREKULLI/ Ja si ndryshon Partizani pas vendimit të KAS-it

Klubi do të ketë edhe një plan ‘B’, nëse kjo përgjigje do të vijë kur merkatoja të jetë mbyllur, në mënyrë që paraqitja e Partizanit të mos jetë e asaj pritshmërie që i takon. Në këtë rast do të duhet të kemi edhe një bashkëpunim me tifozërinë, që të vuajmë dhe gëzojmë bashkë, pasi unë në këtë moment e kam gjetur klubin”. Këto ishin fjalët e trajnerit Ilir Daja gjatë prezantimit te Partizani, ku i bënte parapritë situatës ku ndodhet tani klubi pa mundësi afrimi lojtarësh në merkato.
Ilir Daja
Pas përgjigjes së KAS-it, që nuk e mori parasysh kërkesën e “demave” për heqjen e efekteve prapavepruese të dënimit të FIFA-s, trajneri Daja është i detyruar që përfundimisht të nxjerrë në vitrinë planin “B” dhe tashmë i duhet një mrekulli. Të kuqtë kanë shpresuar shumë që merkatoja do të zhbllokohej, por e enjtja e 3 shtatorit ua ka shuar shpresat, kështu stafit i duhet të mësohet me këtë realitetin e ri, që praktikisht e kishte përgatitur veten, pasi me grupin e paformuar në merkato kanë punuar gjatë këtyre 3 javëve. Sipas planit “B”, Partizanit nuk i mungojnë lojtarët si numër në organikë, por alternativat në disa role nuk ekzistojnë. Ndaj, prej ditësh trajneri Daja ka eksperimentuar me pozicionin e disa lojtarëve duke i përshtatur ata në role të reja.
Ilir Daja
Prapavija mbetet “thembra e Akilit” për stafin teknik, pasi mungon cilësia dhe lojtarët tipikë. “Panorama Sport” para disa ditësh ka paraqitur edhe 5 “nyjet” e që trajneri Daja duhet të zgjidhte në fazën ofensive. Në të djathtë të mbrojtjes ka adaptuar Gerhard Hasën, që vjen nga Partizani B, ku ka luajtur sulmues. Në të majtë të mbrojtjes është eksperimentuar me mesfushorin Kristi Kote. Në organikë stafi ka vetëm 3 qendër mbrojtës, Belica, Bitri dhe Dajçi. Minimalisht i duhet të adaptojë një lojtar në këtë rol, pasi gjatë fazës ka luajtur Franc Lala, i cili dihet tashmë që nuk mund të federohet. Skemave të trajnerit Daja u mungon edhe “ekrani”, ose thënë ndryshe “numri gjashtë” apo mesfushori shkatërrues. Ky rol mbeti bosh me ikjen Telushit dhe ishte endur të plotësohej me Sabien Lilajn, por kjo sipas planit me merkato. Për këtë rol trajneri Daja deri tani ka provuar katër lojtarë, Brojën, Kodrën, Lukasin dhe Feratin. Ndërsa faza sulmuese është kompletuar, ku rikthimi i Asanit mbulon pezullimin katërmujor të Çinarit, i cili nga dhjetori e shlyen dënimin. Theofilus Solomon shikohet si pika referuese në sulm.

formacioni

Related posts

PLASIN POLEMIKAT TEK LAZIO/ Lojtari nervozohet me deklaratën e presidentit Lotito, ja reagimi

Delo.autor

SHTOHEN EMOCIONET PËR DERBIN E KRYEQYTETIT/ Mesfushori Mala beson: Tifozët i duam në stadium, shpresoj që t’i…

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Mesazhi prekës i Shevchenkos në derbin Milan-Inter

F.autor

Leave a Comment