Bundesliga Futboll Sport

DILEMA E FUNDIT/ Bayern Munich i ofron 17 milionë euro në sezon yllit të skuadrës…

David Alaba po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Bajernin e Mynihut dhe austriaku, i cili mund të mbulojë role të ndryshme në nivele të larta, nuk duket ende i bindur totalisht. Nëse nga ana e krerëve bavarezë vullneti për të rinovuar nuk mungon, mbrojtësi vazhdon që të këmbëngulë për t’u bërë futbollisti më i paguar i skuadrës (kërkon 20 milionë euro neto, ndërsa Nojer, Levandovski dhe Myler fitojnë nga 15 milionë në vit), por diçka të tillë Bajerni nuk ia mundëson dot, duke parë edhe krizën në futboll që ka shkaktuar pandemia.
GettyImages-1268264007-scaled-e1600964709872-1024x678
Pavarësisht kësaj, dje ka ardhur sforcoja e fundit e kampionëve të Gjermanisë dhe të Europës, me një ofertë që është vërtet e majme, pas së cilës, nëse David Alaba nuk pranon, marrëdhënia mes palëve mund të kriset përfundimisht. Shefi ekzekutiv i Bajernit, KarlHainc Rumenige, ka thirrur menaxherin e lojtarit duke i ofruar atij 11 milionë euro neto në sezon, plus 6 milionë euro bonuse, për 5 vitet e fundit. Më shumë se kaq, bavarezët nuk mund të shtyhen dhe tani fjala e fundit i takon Alabës.

Related posts

Sevilla rikthehet te fitorja/ Andaluzianët luajnë “tenis” me skuadrën e SHQIPTARËVE

Isa.Autor

Mbrojtësit e Juventusit “gjejnë” mënyrën se si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

“PËRPLASJE” PËR MILIONAT/ Guardiola thumbon United. Mediat “masakrojnë” Chelsea-n

F.autor

Leave a Comment