Futboll La Liga Sport

“DO TË ISHTE FANTASTIKE QË…”/ Modric “thumbon” Realin për të ardhmen, kroati kujton fundin e legjendave

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, dëshiron që të mbyllë karrierën te spanjollët. Ai e pranon se diçka e tillë është e vështirë, pasi janë shumë pak futbollistë që e kanë lënë futbollin te madrilenët, as legjendat e klubit madje.

Kroati e pranon se ky vendim mbetet në dorë të klubit. “Do të ishte fantastike që të mbyllja karrieren te Real Madridit, por ky vendim nuk është i imi, por i klubit.

“Nuk ka shumë futbollistë që e kanë mbyllur karrierën këtu, janë vetëm pak të tillë. Unë dua të luaj dhe për disa vite, nëse nuk e bëj në Madrid, e bëj në një vend tjetër”, – tha ai.

Related posts

E KONFIRMON LAMPARD/ Tre afrimet e reja nuk do jenë gati për fillimin e kampionatit

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Interi piketon dy gjigantët e sulmit për…

Delo.autor

TIRANA I NDËRPREU KONTRATËN/ Ish-mbrojtësi bardheblu transferohet te kampionët e Kosovës

F.autor

Leave a Comment