Bundesliga Futboll Sport

“DUA TË ARRIJ AKOMA MË SHUMË…”/ Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

Robert Lewandowski ka “mohuar” kartën e tij të identitetit, duke pranuar se ndihet më në formë se kurrë.

Vështirë të kundërshtohet ylli i Bayern Munich pas sezonit të jashtëzakonshëm që ka zhvilluar.

Në një intervistë të dhënë për Kicker, sulmuesi polak klubit bavarez ka folur për momentin e tij dhe jo vetëm.

“Nuk ndihem sikur jam 32 vjeç”, ka thënë Lewandowski. “Ndihem shumë më mirë se kur isha 26 vjeç, jo vetëm fizikisht, por edhe për sa i takon aftësive teknike dhe si futbollist”.

“Kam punuar shumë në vitet e fundit për të arritur këtë nivel dhe jam shumë i lumtur që ia kam dalë”.

“Besoj se do të mund të luajë në nivelet më të larta akoma edhe për shumë kohë. Kontrata ime aktuale nuk do të jetë e fundit. Dua të luaj akoma më shumë”.

“Dua të arrij akoma më shumë. Mbyllja e karrierës te Bayern-i është një opsion. Por mbeten akoma edhe shumë vite, nuk mendoj për fundin e karrierës”.

“Po bëj gjithçka është e mundur për të qëndruar në këto nivele edhe për disa vite të tjerë”.

Related posts

Marseille shfaq interes për Mario Balotellin

Sadik.Autor

Manchester City synon rekordin e Bayern Munchen, mësoni se për çfarë bëhet fjalë

Q.Autor

Skedina e ditës, këto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment