Futboll La Liga Sport

“MESSI DUHET TË KETË B*LE QË TË VIJË TEK REALI”/ Mesfushori Kroos: Nuk trishtohem nëse ikën nga Barcelona

Toni Kros thumbon Leo Mesin dhe thotë se për t’u transferuar te Reali i Madridit duhet të ketë bo… Mesfushori gjerman gjithashtu shpreh gëzimin për largimin e tij nga Barcelona, sepse katalanasit do të dobësohen. Nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes Gjermani-Spanjë ai foli edhe për situatën që po kalon futbolli.

NDESHJA- “Është një moment i çuditshëm për çdo lojtar. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Për mua, çdo ndeshje është speciale. Liga e Kombeve është trofeu i vetëm që më mungon. Do të bëj të pamundurën për ta fituar dhe kemi një mundësi të mirë. Në tetor do të jetë tjetër histori. Duhet të luajmë mirë për të qenë sa më në formë për Europianin”.

FUTBOLLI- “Për mua futbolli është diçka e jashtëzakonshme. Lufton për objektiva, pretendon gjëra të mëdha. Te Reali ndihem mjaft mirë dhe vëmendja aty është e madhe, por edhe presioni gjithashtu. Jam i vetmi gjerman në skuadër. Në Spanjë, nëse luan keq, të kritikojnë, ndërsa herën tjetër nëse luan mirë, të bëjnë të madh. Sigurisht që e kisha të vështirë të ambientohesha në fillim, por tani ndihem si në shtëpinë time”.

SKEMA- “Ajo që ka rëndësi në futboll është dominimi në mesfushë, me top dhe pa top. Mendoj që jemi të fortë në këtë zonë të fushës. Me Kimishin bëmë mjaft mirë në eliminatoret e Europianit”.

PANDEMIA- “Edhe pse tingëllon keq, jemi mësuar me këtë situatë. Në Spanjë ishte shumë herë më keq. Ne luajtëm 11 ndeshje pa tifozë, por u mësuam. Por shpresojmë që normaliteti të rikthehet menjëherë, edhe pse konferencat duken si më parë. Por t’i lëmë shakatë mënjanë, sepse duhet të rikthehet normaliteti. Ngarkesa do të jetë e madhe dhe duhet të ketë koordinim mes klubeve dhe kombëtareve. Frika ime më e madhe është kalendari i ngjeshur”.

EURO 2021- “Është normale që lojtarët të jenë të uritur, ashtu siç thotë Zyle. Do të shohim se si do të zhvillohet ky vit, sepse është e kotë të flasësh tani. Rojs? Është një lojtar i madh dhe kam pasur fatin të luaj përkrah tij në kombëtare”.

MESI- “Çfarë surprize lajmi i tij. Nuk kam shumë informacione se çfarë do të ndodhë. Ka dy gjëra: Për La Ligën do të jetë një humbje e madhe, ashtu siç ndodhi me Kristianon. Për Realin e Madridit është ndryshe sepse Barcelona do të humbasë një futbollist të rëndësishëm. Nuk do të trishtohem shumë nëse largohet Mesi. Nuk e di nëse do të ndodhë, por për ne madrilenët nuk është garanci fakti që do të fitojmë edhe pa Leon. Ai është një nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

MESI TE REALI- “Nuk e besoj. Nuk besoj që do të ndodhë kjo. Duhet që të ketë bo… për t’u transferuar te Reali”.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ “Kuqezinjtë” ndalen në “San Siro” nga Verona dhe ndajnë piktët

Delo.autor

FFK PUBLIKON MASAT/ Asnjë lëshim për ndeshjen Kosovë-Azerbaixhan

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË GJERMANI/ Shikoni si e ndoqën derbin tifozët e Dortmund dhe Schalkes nga makina (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment