Futboll Sport

E FUNDIT/ Fali Ramadani shfaqet tek Milan, shqiptari i gjen mbrojtësin Maldinit…

Agjenti me origjinë shqiptare, Fali Ramadani, po bisedon me Milanin për të ardhmen e futbollistit Matija Nastasic. Mbrojtësi i qendrës mund të largohet nga Schalke me nje formulë ku të mbeten të gjithë të kënaqur.

Ramadani do të mundohet të çojë 27-vjeçarin te Milani për një vit huazim. Ai po punon me drejtuesit e “Djallit” që të përfundojë me sukses një transfertë të tillë. Dëshira e lojtarit është që të kalojë tek italianët.

Schalke nga krahu tjetër duket se nuk do të bëjë shumë rezistencë. Nicola Schira jep lajmin se menaxheri Fali Ramadani po mundohet që të bindë drejtuesit e dy klubeve që të realizojnë me sukses këtë lëvizje. Maldini e pëlqen shumë futbollistin serb.

Related posts

Si alternative për Luka Modric, Interi dëshiron ta kthejë Kovacicin

Delo.autor

U LARGUA NGA KUKËSI/ Mediat kosovare zbulojnë destinacionin e radhës të Enis Gavazajt

Delo.autor

KU ËSHTË STRAKOSHA? Portieri i Lazios nuk shfaqet në seancën stërvitore, rrezikon ndeshjen ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment