Futboll Kategoria Superiore Sport

“E KEMI BAZËN PËR TË SHKUAR NË GRUPET E EUROPËS”/ Egbo: Në kampionat të gjithë janë pretendentë

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo e shikon miqësoren me Apoloninë (0-2) si test për konfirmimin e pikave të forta dhe të dobëta të skuadrës bardheblu përpara sfidave të ardhshme.
Egbo Tirana
Pas përfundimit të miqësores, tekniku nigerian u shpreh sërish optimist për “RTSH Sport” se Tirana e ka bazën për të luftuar drejt kualifikimit në Europa Ligë. Në lidhje me kampionatin, ai shtoi se të gjitha ekipet janë të forta dhe mund të jenë pretendentë.

“Miqësorja me Apoloninë – Ndeshja e sotme ishte për të parë se çfarë kemi mirë dhe çfarë jo.  Kishim  mundësi të shihnim të gjithë lojtarët në dispozicion. Besoj se është një miqësore që na vlen për të parë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo.

Vlerësimi për lojtarët e afruar së fundmi– Futbollistët afrikanë kanë dalë dje në stërvitje, nuk mund të them se çfarë niveli me 1-2 seanca stërvitore. Zgjodhëm dhe lojtarë të akademisë për këtë ndeshje sepse duam të bëjmë të njëjtën gjë dhe sezonin e kaluar.

Merkato- Deri kur mbyllet merkato, do të them se çfarë kemi përmbushur dhe çfarë jo.

Shanset e Tiranës për të shkuar në grupet e Ligës së Europës-  Normal bazën e kemi, do të përgatisim 11-shen më të mirë. Më pas do të përcaktojmë dhe cilët do jenë në stol.

Kundërshtari më i fortë  në kampionat– Mendoj që do ketë shumë ekipe të forta, duan ta tregojnë më të mirën e tyre. Çdo skuadër ka 4-5 lojtarë të mirë, për mua janë të gjithë pretendentë”, deklaroi  trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

Related posts

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Pioli mund të bëjë surprizën e madhe, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

PËRBALLJA MILAN-JUVENTUS/ Nga hidhërimet e fundit në “San Siro” te duelet e lojës, ja 50 hijet e super sfidës…

Delo.autor

Yjet e United ”braktisin” Manchesterin për pak qetësi

Sadik.Autor

Leave a Comment