Futboll La Liga Sport

E KRYER/ “Los Blancos” si supermarket, fuqizon Granadan para ndeshjes me Teutën

Real Madridi ka shitur Alberto Soron te skuadra e Granadas. “Los Blancos” po mundohen që të grumbullojnë të ardhura nga shitja e futbollistëve dhe i radhës që i dha lamtumirën “Santiago Bernabeos” ishte Soron.

Ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ekipit të parë dhe është përdorur në formë huazimi nga ekipi i trajnerit Zinedine Zidane. 21-vjeçari luajti së fundmi i  huazuar tek ekipi i Zaragozas ku dhuroi paraqitje të mira.

Granada e pikasi mesfushorin dhe e rrëmbeu. Një afrim i rëndësishëm për klubin spanjoll para ndeshjes kundër Teutës, e vlefshme për Europa League. Spanjollët do të vijnë në Shqipëri për të luajtur me durrsakët.

Related posts

Zhbllokohen shifrat midis Realit dhe Liverpoolit në “Olimpiyskiy Stadium Kiev” (VIDEO)

Sadik.Autor

Juventusi po konsideron rikthimin e Ancelotit në krye të stolit “Bardhezi”

Sadik.Autor

RRËFEN “ËNDRRËN AMERIKANE”/ Shkëlzen Gashi: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA…

Delo.autor

Leave a Comment