Futboll Sport

E PAPRECEDENTË/ 18 futbollistë të gjigantit argjentinas dalin me Covid-19

Boca Juniors njoftoi se 18 lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. Pra, ata janë infektuar me koronavirus. Dhjetë prej tyre kanë simptoma të lehta, tetë janë asimptomatikë. Pra, makthi i këtij virusi të rrezikshëm, që ka gjunjëzuar mbarë globin, e ka goditur fort klubin e njohur argjentinas të futbollit. 18 lojtarë është thuajse krejt ekipi i parë, kështu që pjesa në dispozicion të trajnerit Miguel Angel Russo është e paktë.

Ky fakt u konfirmua nga vetë klubi argjentinas, përmes një shënimi që u shfaq në faqen e tij zyrtare: “Boca Juniors raporton se lojtarët e ekipit të parë iu nënshtruan tamponëve PCR. Dhjetë kanë simptoma të lehta, ndërsa tetë janë asimptomatikë. Të gjithë do të jenë në përputhje me rregullat e rrepta sanitare të izolimit, siç tregohet nga protokollet dhe, sipas asaj që përcaktohet nga procedurat kombëtare dhe ndërkombëtare, do t’iu nënshtrohen EKG dhe ekzaminimeve ekokardiografike para riintegrimit të tyre në ekip. Lojtarët e tjerë do të kthehen në stërvitje, si të vendosin autoritetet shëndetësore, ndërsa Iván Marcone do t’i nënshtrohet një tamponi të ri PCR”.

Boca Juniors do të ketë ndeshjen e “Copa Libertadores” kundër Libertad, më 18 Shtator. Tani mbetet të shihet nëse kjo ndeshje mund të konsiderohet e rrezikuar, sepse bëhet fjalë për 18 lojtarë të infektuar, gati 80 për qind e krejt ekipit të parë.

Related posts

Turi i tretë në Champions / Zbardhen rivalët e mundshëm të Kukësit dhe Shkëndijës (FOTO)

Isa.Autor

Katrina Maria, tifozja seksi e Manchester United (FOTO+16)

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ Tension para ndeshjes, autoritetet spanjolle kërkojnë të largohet flamuri i Kosovës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment