Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Ylli i mbrojtjes së Inter dëmtohet në kombëtare, alarmohet Conte

Pak më shumë se dy javë para fillimit të kampionatit të ri (Serie A), Interi tashmë është i shqetësuar për Stefan de Vrij. Qendërmbrojtësi zikaltër ka pësuar dëmtim me Hollandën, aq sa iu desh ta linte grumbullimin me portokallinjtë dhe t’i braktiste përgatitjet për kualifikueset e Ligës së Kombeve. Për ta komunikuar këtë fakt ka menduar faqja zyrtare e ekipit kombëtar holandez, e cila, megjithatë, nuk specifikoi shkallën e problemeve fizike që e detyruan de Vrij të humbiste dy ndeshjet e radhës

Pra, Stefan de Vrij duhet të largohet nga ekipi kombëtar hollandez për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi i Interit për këtë arsye do të humbasë ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë. Trajneri i përkohshëm, Dwight Lodeweges, nuk ka kërkuar një zëvendësues për de Vrij, kështu që ekipi kombëtar holandez do të ketë akoma 23 lojtarë në dispozicion.

Një shans i humbur për De Vrij që të luajë kundër Italisë, gjithmonë një ndeshje e veçantë për të, sepse ka luajtur në Serie A për vite me radhë. Të hënën nuk do të jetë në gjendje të duelojë një për një kundër “Këpucës së Artë”, Ciro Immobile, ish-shokut të skuadrës te Lazio.

Related posts

Vjen oferta ‘faraonike’, Iniesta pranë klubit të ri (FOTO)

Q.Autor

ZHUNIOR SHKËLQEN ME DOPIETË/ Vllaznia mposht “Gjirokastritët” me “POKER”

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Icardi do mbyllë sezonin me Interin, ja pse qëndron jashtë fushe

Delo.autor

Leave a Comment