Futboll La Liga Sport

“JAM KTHYER ME DËSHIRË TË MADHE”/ Rakitic prezantohet te Sevilla dhe “thumbon” Barcelonën!

Ivan Rakitic u prezantua si lojtari i ri i Sevilla. Mesfushori kroat është përsëri në ekipin “e tij”, pas gjashtë viteve në Barcelonë:

“Rakitici i kthyer është më i mirë se ai më parë. Unë isha me fat që kam luajtur ndeshje të shkëlqyera, kam fituar tituj, kam arritur në finalen e Kupës së Botës. Një Rakitic më i pjekur mbërrin, në një moment të shkëlqyeshëm të karrierës së tij. Ivani që po arrin mund tjetrin që ka luajtur dikur, edhe në fazën e realizimit. Jam kthyer me dëshirë të madhe. Ende kam vitet më të mira përpara, është koha e duhur dhe kjo dëshirë duhet të transmetohet në rezultate të mëdha”. Një mesazh edhe drejtuar Barcelonas që nuk i besoi më sepse e quante pak “të plakur”

Related posts

NDESHJA E SHTYRË NË KUPËN E ITALISË/ Milani u tërbua duke pritur, “kuqezinjtë” qëndruan në autobus deri në…

Delo.autor

CROTONE-JUVENTUS/ Pas një pasimi nga Chiesa, Sulmuesi Morata rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment