Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET OPTIMIZMI TEK MAN UNITED/ Juan Mata: Koha për të buzëqeshur sërish, me Solskjaer është…

Rikthimi i Ole Gunnar Solskjaer te skuadra e Manchester United, këtë herë si trajner, ka rikthyer buzëqeshjen dhe entuziasmin, çka u pa edhe në ndeshjen ndaj Cardiff, ku “djajtë” fituan 5-1. Spanjolli Juan Mata u shpreh i kënaqur nga paraqitja, duke thënë se është koha për të rikthyer optimizmin te skuadra dhe tifozët.

“Solskjaer është tani trajneri ynë i ri dhe me të e nisëm aventurën në mënyrën më të mirë të mundshme. Fitorja ndaj Cardiff na ngre moralin dhe na jep më shumë besim në forcat tona për ta mbyllur mirë këtë vit në takimet e mbetura. Realisht jemi më të motivuar dhe shpresoj që të argëtojmë fansat tanë”, tha Matta.

Manchester United do të luajë në fushën e tij ndaj Huddersfield, një sfidë e lehtë për “djajtë e kuq”, që kanë mundësi të korrin një tjetër fitore. “Është një ndeshje për t’u fituar dhe kaq. Nuk ka sfida të lehta apo të vështira. Jemi të karikuar pas fitores së fundit dhe shpresojmë që këtë optimizëm ta konkretizojmë me fitore”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Related posts

Maradona sërish akuza Ramos: Një lojtar i mirë, por kurrë një lider

Sadik.Autor

ILIR DAJA BEFASON/ Zbulon problemin e madh të Skënderbeut! (VIDEO)

Delo.autor

Tirana njofton tjetër prezantim, ganezi Atingah nënshkruan për 3 sezone

Isa.Autor

Leave a Comment