Bundesliga Futboll Sport

Vendimi surprizë i Joakim Low, lë jashtë listës sulmuesin Leroy Sane

Sulmuesi i Manchester City-t, Leroy Sane, është i përjashtuari i madh i trajnerit Joakim Low nga lista përfundimtare e Gjermanisë për “Rusi 2018”. Edhe pse lojtari më i mirë i ri i sezonit në Premier League mendohej se do të ishtë në Botëror, në mënyrë surprizë Low e la jashtë, duke i besuar mbrojtësit të Herthës së Berlinit Marvin Plattenhardt. Sikurse kishte paralajmëruar “Bild”, Manuel Neuer mbijetoi pas provës pozitive me Austrinë. Në konferensën për shtyp të kësaj të hëne Low u shpreh se kishte qenë i detyruar për të marrë vendime të vështira.

“Për trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë ka ditë më të mirë se kjo. Nuk e kisha të lehtë t’i merrja këto vendime. Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë lojtarët që dhanë gjithçka këto dy javë në stërvitje për një vend në listën përfundimtare.”

Konfirmimi i Neuer detyroi Low të dërgonte në shtëpi Bernd Leno të Bayer Leverkusen, pasi portier i dytë kosiderohet Marc-Andre ter Stegen ndërsa i tretë Kevin Trapp i PSG.

Related posts

Mediat italiane PLASIN BOMBËN/ Napoli BLEN mesfushori e talentuar spanjoll

Sadik.Autor

SHAMROCK-MILAN/ Calhanoglu ndëshkon portierin kundërshtar me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Galliani: Kaosi në futboll për shkak të epidemisë? UEFA fajtore!

Delo.autor

Leave a Comment