Futboll Seria A Sport

ËSHTË NXJERRË NË SHITJE NGA CONTE/ Mesfushori Eriksen: I lumtur që kam zgjedhur Interin

Kristian Eriksen tregon që është i lumtur që ka zgjedhur Interin, por e pranon se po jeton një realitet të ri. Mesfushori i është bashkuar Danimarkës përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës dhe Anglisë, ku dhe u pyet për situatën tek Interi.

eRIKSEN

“Kisha disa ditë pushim, por tani jam me Kombëtaren dhe nuk kam informacion se çfarë do bëjë klubi kur të kthehem”, tha Eriksen për “DR Sporten”. “Shpresoj që të rikthehem dhe të shikojmë se çfarë mendon trajneri”. Eriksen ka pasur vështirësi për tu përshtatur në skemat e Kontes dhe ish-lojtari i Totenhemit flet për një realitet ndryshe në Milano. Mesfushori danez thuhet se është nxjerr në shitje nga Konte “Isha mësuar të luaja si titullar dhe tani po jetoj një realitet ndryshe. Më duhet të punoj më shumë dhe të shikoj se çfarë mund të përmirësoj.

Ti duhet ta marrësh çdo gjë si të vijë. Unë jam i lumtur që kam zgjedhur Interin”, përfundoi Eriksen.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Derbi i Madoninës “pushton” planetin, në vendin e tretë ndonjëherë

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO2020″/ Strakosha humbet dy ndeshjet me Kombëtaren, ja shkaku kryesor

Delo.autor

PAS 5 VITESH NGA TRADHËTIA/ Zbulohet e vërteta Higuain-De Laurentiis, vëllai i “Pipita” tregon pse erdhi “divorci”

Delo.autor

Leave a Comment