Futboll Kategoria Superiore Sport

FESTË TEK SKËNDËRBEU/ Miratimi i FIFA-s është çështje orësh. Korçarët do të kenë mundësinë të…

Skënderbeu gjen më në fund zgjidhjen për të zhbllokuar merkaton. Është çështje ditësh që FIFA të japë OK-in final dhe klubi të fitojë zyrtarisht të drejtën për të bërë federimet e lojtarëve që kanë afruar dhe prezantimin e tyre. Gjithçka do të marrë jetë me shumë gjasë brenda kësaj jave, fill pasi kur korçarët të depozitojnë në FSHF dhe FIFA paktin e arritur me ish-lojtarët që janë ende të pashlyer nga bardhekuqtë për sezonet e kaluara.

Në momentin që në emailin e institucionit më të lartë të futbollit botëror do të shkojë konfirmimi dypalësh se ka një marrëveshje, atëherë do të zhbllokohet edhe sistemi i transferimit të lojtarëve. Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se Skënderbeu me ndërmjetësime të vazhdueshme, ka arritur të bindë futbollistët për borxhet e prapambetura që të gjejnë një akord.

Ata e kishin çuar në FIFA çështjen pasi nuk kishin gjetur zgjidhje në shkallë të tjera për shkak të rrogave të pashlyera. Drejtuesit kanë rënë dakord që detyrimet e vjetra t’i japin me këste, gjë që nuk do të rëndonte as financat e klubit. Këta të fundit kanë dhënë garanci se do të respektojnë marrëveshjen, e cila është mirëpritur edhe nga vetë futbollistët.

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Agnelli: Para se të ndryshosh Europën, fillo të fitosh vetë. Juventus është një…

Delo.autor

VETËM 1 KG E NDAU NGA MEDALJA/ Calja pas rezultatit historik: Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë…

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ GENOAS/ Ronaldo arrin 100 ndeshje me fanellën e Juventus, por synimi i vërtetë i CR7 është…

Delo.autor

Leave a Comment