Futboll Kategoria Superiore Sport

TENSIONI TE TIRANA/ Zbulohen prapaskenat e largimit të Muçës

Gentian Muça nuk është më lojtar i Tiranës. Idhulli i tifozërisë ka vendosur së bashku me klubin që të prishë marrëveshjen e firmosur një muaj e 10 ditë më parë. Ai ka hequr fanellën bardheblu të kryeqytetit shqiptar për të veshur fanellën bardheblu të Prishtinës, kryeqytetit shqiptar i Kosovës. Kalimi i tij do të zyrtarizohet sot nga klubi i Prishtinës.

Në fakt, njoftimi i së shtunës ka tronditur të gjithë, teksa Muça nuk do të ishte pjesë e bardhebluve. Sipas njoftimit të klubit, Muça ka kërkuar vetë largimin, me qëllim për t’u hapur rrugën brezave të rinj. “Pas një takimi që përfundoi në shtrëngim duarsh mes presidencës dhe lojtarit Gent Muça, ky i fundit ka kërkuar largimin e tij nga skuadra. Me kërkesë të futbollistit për të vazhduar karrierën si futbollist në fushën e blertë, mbrojtësi shtatlartë ka hapur rrugën për brezat e rinj duke premtuar rikthimin e tij në bashkëpunime të mëtejshme me familjen e tij bardheblu! Ne i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij, njeriut që Tiranës i dhuroi gjithë jetën e tij”, shkruante klubi bardheblu.

Prapaskenat – Çështja e Gentian Muçës është pak më e komplikuar se një largim i thjeshtë për një fanellë titullari. Gjithçka nis më 8 gusht, kur Tirana njoftonte rinovimin me mbrojtësin, teksa tashmë duket një largim misterioz, aq më tepër para një ndeshjeje të rëndësishme si ajo ndaj Jang Bojsit në Ligën e Europës.

Muca Tirana

Mosaktivizimi – Megjithëse Muça ishte titullari i skuadrës kampione dhe ekipit të pamposhtur të Egbosë, që solli titullin në kryeqytet pas 11 vitesh, vetëm pesë ditë para ndeshjes së Europës ai e pa veten në stolin e rezervave. Emanuel Egbo vendosi që qendërmbrojtës në Tbilisi të ishte Filip Najdovski, ndërsa Gentian Muça do të ish te zëvendësues. E njëjta histori përsëritet në sfidën me Zvezdën. Një largim nga formacioni prej trajnerit, që e ka argumentuar lëvizjen me formën e mbrojtësit në ato momente. Rrjedha vazhdoi deri në miqësoren e fundit.

Related posts

“EURO 2020/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Immobile ndëshkon Zvicrën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu-Luftëtari/ Ekipi i Dajës për vazhdimësi, Lika beson te surpriza në Korçë

Q.Autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ “Pleshti” dhe Suarez nuk kanë folur në pjesën e parë ndaj Bilbaos

Delo.autor

Leave a Comment