Futboll Kosova Sport

FESTOI GOLIN NË MËNYRË TË ÇUDITSHME ME GREQINË/ Shaland ka vendosur se ç’do të bëjë me Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Shaland t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit Bernard Berisha.

Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku zviceran i “Dardanëve” do ta thërrasë Berishën për takimet  me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin tetor.

Berisha hapi debat pasi shënoi dhe festoi në mënyrë kontraverse për golin ndaj Greqisë në humbjen 1-2 në shtator duke lënë të kuptohet se festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, i cili nuk e kishte thirrur te Kosova për dy vite.

Pas ndeshjes, Berisha mohoi që festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, ndërsa ky i fundit theksoi se nuk do të toleronte sjellje të tilla.

Tashmë duket se mes të dyve është arritur “paqja”.

Related posts

Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Champions

Sadik.Autor

Ja çfarë bën djali i Marcelo-s që çmend lojtarët e Real Madrid (VIDEO)

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Manqedonia e Veriut mposht me përmbysje “Pancerat”, Italia dhe Franca bëjnë detyrën

Delo.autor

Leave a Comment