Futboll Shqipëri Sport

FITORJA ME “MANITA” NDAJ AUSTRISË/ Alban Bushi: Ajo që bënë lojtarët ishte e pabesueshme, Kombëtarja A e ka…

Kombëtarja Shpresa, arriti një fitore madhështore mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti Austrinë me rezultatin 1-5. Edhe pse vendasit ishin favoritë absolutë në letër, kuqezinjtë e dominuan takimin, duke shënuar gola spektakolarë.

Ekipi u rikthye ditën e sotme në Shqipëri, teksa në prononcimin për “Supersport”, trajneri Alban Bushi, foli për këtë triumf madhështor, duke u shprehur:

“Ishte një fitore e madhe. Na fakt, ne kishim shumë besim se do të fitonim. Megjithëse kishim shumë mungesa, e morëm me optimizëm, sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Lojtarët dhanë maksimumin dhe unë dua t’i falënderoj, sepse ajo që bënë ishte e pabesueshme. Kanë vrapuar dhe luftuar shumë. Kur duam, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nganjëherë Shpresa nuk ka marre rezultatet që ka merituar. Por ne kemi dy objektiva: rezultatin dhe të përgatitim lojtarë për Kombëtaren A. Me këtë fitore të madhe u shpërblye puna dhe sakrifica që kemi bërë.

Bushi

Kombëtarja A e ka të ardhmen të sigurt, do të ketë shumë alternativa. Për 15-20 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë shumë lojtarë cilësore dhe do të pretendojë jo thjesht kualifikimin në finalet e kompeticioneve të mëdha, por edhe kalimin në raunde, përtej fazës së grupeve. Këta janë djem të rinj, inteligjentë dhe më shumë cilësi. Mundohemi transmetojmë dëshirë dhe egon”, u shpreh Bushi.

Related posts

Kukësi-Partizani / Gol “alla Del Piero”, Guri dhuron spektakël në “Zeqir Ymeri” (Video)

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TEK “ZIKALTËRIT”/ Tottenhami i kërkon lojtarin që i shënoi gol, ja çmimi që vendos Marotta

Delo.autor

Wanda Nara: Ka klube të gatshme të paguajnë klauzolën e Icardi-t

Sadik.Autor

Leave a Comment