Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Ja kushti i Messit për të qëndruar në “Camp Nou”

E ardhmja e Lionel Messi-t vazhdon të jetë çështja kryesore në këto javë. Numri 10 i Barcelona-s duket se do t’i thoshte lamtumirë Katalunjës, por diçka mund të ketë ndryshuar gjatë këtyre orëve.

Messi, sipas mediave spanjolle, ka vënë një kusht për qëndrimin e tij: atë që Luis Suarez të qëndrojë gjithashtu në ekip.

Ky mësohet të jetë kushti që Leo i ka vendosur katalanasve për të mos u larguar nga Barcelona. Ai nuk ka qenë i kënaqur me zërat në lidhje me një lamtumirë të mundshme të Suarez dhe me faktin se Koeman e ka likuiduar uruguaianin me një telefonatë.

Argjentinasi mund ta përmbysë situatën e tij dhe të mikut që, në këto orë, dukej se ishte shumë afër transferimit tek Juventus.

Related posts

United heq Martial nga merkato, propozon rinovimin e kontratës

Sadik.Autor

Ronaldo: Duke shkuar në PSG, Neymari bëri një hap prapa në karrierë

Q.Autor

RIVALIZON JUVENTUS NË MERKATO/ Conte kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment