Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“GJASULA SUPER”/ Rrëfehet Burim Kukeli: Ja ku çalon Kombëtarja me 3-5-2

Burim Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij, teksa te Kriens në Çellënch Ligë (Kategoria e Dytë zvicerane) ka marrë edhe rolin e një ndihmëstrajneri, krahas atij të futbollistit.

Një ndër lojtarët kryesorë në projektin “De Biazi” që kulmoi me Europianin, për “Panorama Sport” analizon sot gjendjen e Kombëtares, prurjet e reja, objektivat e kuqezinjve. Ishtruri i kuqezinjve, tregon se si e sheh Gjasulën në role që i njeh mjaft mirë si dhe ndalet te skema 3-5-2, me avantazhet dhe disavantazhet për kontingjentin që ne kemi.

Kukeli, si e patë Kombëtaren në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve?

Në ndeshjen kundër Bjellorusisë mendoj se kemi qenë kompaktë dhe një skuadër shumë stabël në mbrojtje. Ndërsa në ndeshjen kundër Lituanisë, nuk kemi qenë të freskët në pjesën e sulmit. Dhe më tej, balanca në skuadër nuk ka qenë e duhura. Kishte shumë hapësirë për lojtarët e Lituanisë që i shfrytëzonin edhe për faktin se ishin shumë të përgatitur në aspektin fizik.

Kombëtarja po rinovohet në vazhdimësi dhe shohim elementë të rinj, sa premtues ju duket ky grup?

Më duket shumë normale që në momentin kur ka mungesa të futbollistëve për shkak dëmtimi apo shkaqe të tjera, të afrohen lojtarë të rinj. Unë mendoj se ky grup është i mirë. Të vazhdojnë të japin maksimumin e të ndihen krenarë që po e përfaqësojnë Kombëtaren.

Kombëtarja po e vuan gjithmonë faktin se pas një suksesi, ka një dështim. Pse ndodh që shfaqet me dy fytyra brenda pak ditësh?

Kjo është diçka që mund t’i ndodhë cilitdo ekip. Mirëpo, për ne e rëndësishme është që duhen nxjerrë mësime nga këto dy ndeshje që zhvilluam dhe të përmirësojmë gabimet. Si e shihni Gjasulën në rolin tuaj? Gjasula është një lojtar shumë i mirë. Ai është një futbollist i mençur dhe shumë i rëndësishëm për Kombëtaren.

Si e shihni Kombëtaren me 3-5-2, ku mendoni se vuajmë dhe ku kemi përparësi ndaj kundërshtarëve?

Në këtë nivel, të gjithë lojtarët mund të luajnë me secilin model taktik. Përparësia e kësaj skeme është që në vijën e mbrojtjes mund të jemi me pesë lojtarë. Ndërsa mangësia qëndron në ndërrime të shumta të pozicioneve të lojtarëve dhe kjo sjell vështirësi. Kombëtarja ka si objektiv vendin e parë. Pas këtyre dy paraqitjeve, mendoni se është i arritshëm? Unë mendoj se ne i kemi të gjitha mundësitë për të marrë vendin e parë. Them se do t’ia dalim që ta fitojmë ne këtë grup.

Si është Burimi në këtë periudhë, pasi keni kaluar disa dëmtime?

Tani jam në formë shumë të mirë. E kam filluar sezonin e ri si lojtar dhe si asistent i trajnerit. I jam shumë falënderues klubit për këtë mundësi. Unë në karrierën time jam mësuar dhe vazhdoj që të jap çdo herë maksimumin, në fushë dhe jashtë saj në shërbim të ekipit.

Keni bërë së fundmi kurset për trajner, a do ta shohim Kukelin pranë Kombëtareve si pjesë e stafeve teknike?

Po, është e vërtetë. Këtë verë kam përfunduar kursin e UEFA A. Ishte shumë intensiv. Dua që t’i mbaroj të gjitha kurset e licencimit si trajner dhe më pas të shohim se çfarë mund të ndodhë. Me shumë dëshirë dhe ndoshta, ndonjë ditë do të kem ndonjë funksion në Kombëtare.

Related posts

NUK E HARRON MILANIN/ Por në Itali Beckam bashkë me të birin shkon për një…

Delo.autor

“PANDEMIA KA PËRKEQËSUAR GJITHÇKA”/ Ish-presidenti Moratti: Messi? Në kohën time…

Delo.autor

RRAHMANI PROTAGONIST/ Verona përmbys Genoan për 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment