Futboll Sport

“KOÇO ËSHTË BËRË PISHMAN QË U FUT NË SUPERIORE”/ Fidel Ylli: Ja pse ai duhej të ngrihej kundër presidentëve të tjerë

Deputeti i PS-së dhe negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste dhe FSHF-së për ndryshimet ligjore për sportin shqiptar, Fidel Ylli u shpreh se ndryshimet ligjore në sport nuk janë kryer plotësisht për shkak të proçedurave të kalimit në organet parlamentare. Në studion e emisionit “Rubrika Sportive” të “RTSH Sport”, ai shtoi se futbolli në Shqipëri nuk ka paguar asnjë lloj detyrimi në qeveri prej 3o vitesh.

Nga ana tjetër, deputeti socialist bëri me dije se pas hapjes së kapitujve për realizimin e integrimit në BE, nuk mund të pranohen klube futbolli me pronare bashkitë.

“Po diskutojmë. Nuk është qeveria sebepi i bojkotit. Nuk ka autorizuar një ministër pa dijeni për sportin, ka autorizuar një njeri me dijeni për sportin. Të gjitha incentivat janë bërë që me ligjin e dhunës, ligji i sportit. Të mos harrojmë kemi bërë 21 amendime.

Kur është krijuar grupi i punës, u takova me Dukën dhe me drejtorin juridik thashë se do bëjmë disa amendime për ligjin e sporti dhe a keni ndonjë merak. Na detyroi dhe reforma në sport sipas kërkesavëe të klubeve dhe hapjes së negociatave me BE-në. Europa nuk të pranon me pronar klubesh nga bashki. Ka të drejtë bashkia të subvencionojë, jo të jetë pronare. Pra ka dy mënyra, klubet o do të jenë shoqëri aksionere, o jo-fitimprurëse. Këto ishin ndryshimet. Pastaj solli Aldin (drejtori ligjor të FSHF-së), kemi bërë debate për nëj muaj. Në këtë ligjin e Sporti, përveç dhunës, kemi bërë dhe tatimet për dy vjet. Në mars 2019, Rama u ul me të gjithë aktorët e futbollit, nuk e detyroi asnjëri në sport të ulej, por dhuna. Tha se jemi mbledhur për dhunën, por të bëjmë dhe ndryshim për sport.

Ndryshimet nuk bëhen me sustë. U bë ligji i dhunës duhet të kalojë në komisonion parlamentar. U bë debat. Për 30 vvjet futbolli shqiptar nuk asnjë lekë, as 300 mijë lekë. Nuk kanë bërë siguracione. Ne themi ta rregullojmë sportin në përgjithësi. Do të japim hapësirë për një vit do të rregullojmë taksat e rrogës me dy vjet e kemi lënë ligji. 33 vjet futbolli nuk ka paguar gjë. I jep taksa shtetit një polic, një mjek etj. E dini Ronaldon dhe Mesin që për shkak të evazionit fiskal dhe mospagimit të taksave paguan 3 milionë euro të mos shkonin në burg. Nuk është vetëm faji i federats por dhe i qeverive të ndryshme. Këta injorojnë ligën dhe ministrin e financave”, deklaroi deputeti dhe negociatori i qeverisë me Ligën e Futbollit Fidel Ylli.

“Koçon e respektoj se ka një nga klubet më të mira. Se e ka ndërtuar me terrene moderne, dhe me rroga reale 500 mijë lekëshe. Ai duhej të ngrihej kundër presidentëve. Ai është bërë pishman që ka hyrë në Superiore, se në Superiore duhet të paguash rroga nga 2-3 milionë lekë”, u shpreh Ylli.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE PËR BARCELONËN/ Messi mposht Espanyol dhe vendos rekord historik

Isa.Autor

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Q.Autor

ËNDRRA “BENZEMA” DHE NJË “BLIC” NË TURQI/ Presidenti i Milanit hap portofolin për merkaton e janarit

Isa.Autor

Leave a Comment