Futboll

Futbollisti i njohur turk, Hakan Şükür: Mos e turpëroni Kosovën

ish-futbollisti i shquar turk, Hakan Şükür (Shykyr) me prejardhje shqiptare i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, në rrjetin social, Tuittwr, duke i kërkuar të ndërhyjë për turqit e arrestuar në Kosovë.

“Si bir prindërish të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj të ndaloni këtë turpërim të pakuptimtë të vendit tuaj”, shkruan ai.

Kryeministri Haradinaj kishte shkruar më parë në Tuittwr se nuk kishte qenë në dijeni të arrestimit për deportim të gjashtë mësuesve në Kosovë dhe se do të merrte masat e duhura ligjore dhe kushtetuese që i jepte posti i kryeministrit.

Shumë kritikë të politikës në Kosovë nuk i kanë besuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli se nuk kanë qenë në dijeni të arrestimeve.

Nuk është hera e parë që të paktën Haradinaj ankohet se nuk po merr informacionin e duhur si kryeministër.

Hakan Shykyr bëri jehonë në Turqi, kur deklaroi publikisht në 2013, se nuk ishte “turk” por “shqiptar”.

Ai ka qenë deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, por është dorëhequr prej saj, pas konfliktit mes presidentit turk dhe Fetullah Gylen.

Ai është konsideruar qysh atëhere, një figurë e lëvizjes gyleniste në Turqi.

Që prej nëntorit 2017, jeton në California, si i strehuar politik për shkak të një procesi gjyqësor të ngritur kundër tij për fyerje të presidentit Erdogan.

“Detyrua juaj nuk mjafton vetëm që të pushoni nga puna zyrtarët përgjegjës për këto arrestime”, i shkroi ai kryeministrit Haradinaj, por dhe që t’i ktheni këta njerëz mbrapsh, në gjirin e familjeve të tyre dhe bashkoni me fëmijët e tyre”.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United ofron 25 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

SIGURIA E PAMJAFTUESHME NDAJ LOJTARËVE/ Klopp: Askush nuk mund ta gjykojë atë, është si…

Isa.Autor

Rikthim i bujshëm te Juventusi? Sulmuesi përgjigjet ‘Po’

Q.Autor

Leave a Comment