Futboll Sport

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Edhe pse është koshient që përballë ka një skuadër tepër të fortë si Granada, trajneri i Teutës, Edi Martini, është optimist dhe beson, se skuadra që ai drejton, i ka mundësitë ta tregojë veten ndaj spanjollëve. Në konferencën e zakonshme për shtyp, para sfidës që do të startojë ditën e nesërme në orën 16:00, në “Niko Dovana”, tekniku shkodran zbuloi se nuk do të ketë në dispozicion Todorovskin, për shkak të një dëmtimi në Superkupë.

Sa e keni studiuar kundërshtarin për nesër?

Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë dhe e dimë që kanë lojtarë solidë, që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Megjithatë ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në fushën e lojës.

Si është gjendja e skuadrës dhe a besoni te kualifikimi nesër?

Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe është determinante, ndaj ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë.

15 vite më përpara ndesheshit me Parmën, a e mendoni një sukses nesër ndaj Granadas?

Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të shkojë ndeshja, këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh dhe do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë, si kualifikimi.

Related posts

“DE LIGT, SHKO TEK BAYERN MUNICH”/ Rud Gulit tërbon “bardhezinjtë”: E dashuroj Lewa-n, Haaland të…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana- Laçi. Rezultati 2-1

Delo.autor

Frank Lampard nis karrierën si trajner, firmos në Championship

Sadik.Autor

Leave a Comment