Futboll Seria A Sport

NGA GOLI I SADIKUT TEK PORTA E MILAN/ Prezantohet “Gardiani” i ri kuqezi: Gati për sfidën…

Katër vite më parë bëhej në njëfarë mënyre pjesë e historisë së Kombëtares shqiptare në një Europian pasi Armando Sadiku e mposhtte në sfidën Shqipëri-Rumani (1-0). Kanë kaluar katër vite dhe Siprian Tatarushanu ka arritur deri te Milani, ku dje është prezantuar zyrtarisht pas transferimit për 500 mijë euro.

Ndieni besim nga ana e drejtuesve?

Sigurisht. Ndiej që klubi dëshiron të bëjë gjëra të rëndësishme dhe unë jam besimplotë pasi kam parë se çfarë po ndodh në merkato. Kur isha i vogël ëndërroja të mbroja portën e Steauas dhe ia dola mbanë. Tashmë ëndrra e re mban ngjyrat kuqezi.

Si ju duket Italia pas kaq vitesh larg?

Prezencën e parë me Rumaninë e kam pikërisht ndaj Italisë dhe mendoj se për ne rumunët është më e lehtë të dalim në pah në një kampionat si Seria A. Kombëtarja ka shumë rëndësi për mua e do të mundohem ta arrij përsëri nëpërmjet paraqitjeve me Milanin.

Në kampionatin italian çfarë vlerësoni?

Fakti që ka shumë elegancë dhe të gjithë synojnë të përsosin detajet. Më pëlqen Seria A, edhe pse në fillimet e mia nuk e pata të lehtë. Kampionati francez është shumë i ndryshëm nga ai italian, por kam përvojë të mjaftueshme për t’u përmirësuar dhe përshtatur si duhet.

Çfarë ndiet kur morët vesh për ofertën e Milanit?

U lumturova shumë sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe kur të kërkon një prej klubeve më të rëndësishme të historisë së futbollit. Këtu kanë kaluar shumë lojtarë të fortë dhe në zgjedhjen time ndikoi edhe ky fakt.

Te Milani nuk ju garantohet fanella e titullarit. Si do t’ia bëni?

Vetëm te Lioni e kam provuar të jem portier i dytë. Është rol delikat sepse gjatë gjithë javës duhet të punosh fort, ndërkohë që e di se nuk do të luash. Ja që mua më pëlqejnë sfidat dhe do të jap gjithmonë maksimumin për të ndihmuar ekipin kur të më jepet mundësia.

Në një Fiorentina-Milan ju ishit në portë për vjollcët, ndërsa Donaruma ndalte Iliçiçin nga pika e bardhë.  A ndikon një portier ndaj goditësit?

E mbaj mend mirë atë ndeshje e cila përfundoi në barazim pa gola. Xhixho është shumë i aftë, sidomos kur duhet të reagojë ndaj penalltive. Kushdo që e ka përballë e di se duhet të ekzekutojë në mënyrë të përsosur për ta mundur. Edhe unë kam një reputacion të mirë në pritjet e 11-metërshave. Fakti që jemi shtatlartë na ndihmon për të kushtëzuar goditësit.

Keni folur me trajnerin Pioli?

Me të njihem që nga kohët e Fiorentinës, pavarësisht se punuam vetëm pak kohë së bashku. Kur mbërrita te Milani, më shpjegoi se çfarë pret nga unë dhe nga roli im në grup.

E keni menduar ta mbyllni karrierën te Milani?

Përse jo, fundja jam në një klub të madh dhe shumë lojtarë do ta kishin këtë dëshirë.

Çfarë mendoni t’i jepni kësaj skuadre kaq të re?

Dua të pres të njihem me shokët përpara se të jap të tilla vlerësime. Si portier, mund t’i vjedh diçka gjithkujt e të njëjtën gjë do të bëj me Donarumën që është i ri vetëm në moshë. Ai i portierit është një zanat që mëson gjithmonë diçka të re, por edhe duhet të vjedhësh.

Related posts

Shkëndija-Sherif Tiraspol/ Ja rezultati dhe statistikat e pjesës së parë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Rusi-Kroaci/ Spektakli ishte evident edhe në tribuna! (FOTO)

Isa.Autor

FESTON 35-VJETORIN/ CR7, asnjëherë kaq vendimtar në karrierën e tij. Ja numrat historikë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment