Futboll Sport

“MASAKRON” SULMUESIN CAVANI/ Rui Costa: S’i mund të kërkosh 10 milionë euro, kur je 34 vjeç?!

Manuel Rui Costa, drejtori sportiv i Benfica, foli për mosardhjen e Edinson Cavani. Ja deklaratat e tij për mikrofonat e “Benfica TV”: Cavani? Ne e kemi bërë tonën. Ai donte 10 milionë euro rrogë në sezon, çka për ne nuk ishte e logjikshme. Ne i kemi afruar deri në 7 milionë euro. Një lojtar pothuajse 34 vjeç nuk mund të kërkojë ato shifra. Sot lojtarët janë lodra në duart e menaxherëve. Më thoni, si mund të bëhet një investim i tillë.

Kjo do të thotë që paga e të gjithë ekipit duhet të rritet. Sidoqoftë, është edhe faji i menaxherëve dhe i klubeve. Bota e futbollit duhet t’i njohë vetes një zvogëlim në shpenzime, me paga fikse. Ju pretendoni se jeni më i forti në botë, por a e keni provuar këtë në fushë? Ok, 10 milionë euro, sepse jeni Messi apo Ronaldo. Pjesa tjetër e lojtarëve duhet të përshtatet, me paga të qëndrueshme për klubet.

Unë shoh djem që shkojnë nga të rinjtë në ekipin e parë dhe pas gjysmësezoni të bërë në nivele të mira, trokasin në derë për më shumë para: Jam duke luajtur mirë, dua 2 milionë në sezon, përndryshe do të largohem. Dhe çfarë ka bërë? Disa gola dhe dy lojëra të mira. Nuk mundet diçka e tillë. Janë 24-vjeçarë që marrin 7, 8 milionë euro, kjo nuk është normale. Unë them që të gjithë duhet të vendosim një kufi, përndryshe futbolli është i destinuar të falimentojë së shpejti”.

Related posts

SUPERKUPA E FRANCËS/ Pas një SUPER ASIST nga Di Maria, ylli Icardi zhbllokon sfidën për PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTOI NË AVENTURËN ME KLUBIN BELG/ Ja skuadra e radhës ku do të luajë sulmuesi Durmishaj

Delo.autor

“KUSH FITON “EL CLASICO”-N ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Del Bosque vë bast: Nuk shoh ndonjë ekip më të mirë sesa tjetri për…

Delo.autor

Leave a Comment