Futboll Seria A Sport

JUVENTUS I OFRON MOURINHOS SHKËMBIM/ “Zonja e Vjetër” jep sulmuesin titullar për lojtarin e stolit…

Juventusi dëshiron të largojë nga skuadra Federico Bernardeschin, pasi ky i fundit nuk ka bindur me paraqitjet e tij, pavarësisht se ka luajtur shumë si titullar. 26-vjeçari është në merkato, pasi trajneri Andrea Pirlo nuk e do.

Klubi italian dëshiron që të shkëmbejë Federico Bernardeschin me mesfushorin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele. Trajneri Jose Mourinho duhet të thotë fjalën e tij finale sipas asaj që shkruan Calciomercato.

Bernardeschi mund të largohet nga Juvja, ashtu si Ndombele që nuk e ka problem largimin nga “Spursat”, pasi nuk ka patur shumë hapësira. Marrëdhënia e tij me Mourinhon thuajse nuk ekziston, prandaj shkëmbimi mund të realizohet.

Related posts

NGA ZERO NË HERO/ Njihuni me misioni i Sarrit për të “shpëtuar” Moratën

Isa.Autor

INTER PEZULLON KONTAKTET ME PSG/ Ja oferta zyrtare nga Anglia për Ivan Perisic…

Delo.autor

“KISHIM RIVALITET NË LA LIGA”/ Ronaldo: Ju tregoj çfarë admiroj tek Messi

Delo.autor

Leave a Comment