Futboll Premier League Sport

“THUMBON” KEQ SULMUESIN ALEXIS SANCHEZ/ Ish-ylli i “Djajve të Kuq”: Ndoshta ka parë një fantazmë…

Kanë shkaktuar shumë diskutime deklaratat e Alexis Sanchez mbi eksperiencën e tij te Manchester United.

Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq ka folur momentet e këqija të kaluara me fanellën e klubit anglez, duke rrëfyer se ka menduar të largohet menjëherë pas seancës së parë stërvitore.

Fjalë këto që nuk janë pëlqyer nga një ish-lojtar i United, braziliani Rafael. Siç ka bërë të ditur Sportbible, mbrojtësi nuk e ka kursyer kilianin me një mesazh thumbues në rrjetet sociale.

“Donte të largohej nga Manchester United pas stërvitjes së parë? Ndoshta ka parë një fantazmë dhe është frikësuar”, ka shkruar Rafael në Instagram.

“Vetëm kështu mund të shpjegohet pse luante gjithmonë keq sa herë që zbriste në fushë”.

Fjalë të rënda që mbrojnë klubin anglez, por sulmojnë ashpër yllin e Inter-it. A do të ketë një replikë? Të shohim…

Related posts

MILAN-ASLLANI/ Zbulohen prapaskenat: Maldini ka takuar familjen e tij, i plotëson dëshirën Empolit

F.autor

“BETEJË” MILIARDASH PËR MANCESTER UNITED/ Sheiku Al-Thani përmirëson ofertën, por Glazer bën rezistencë

F.autor

PËRCAKTOHET DATAT/ Ja kur do të luhen përballjet e Champions League

Delo.autor

Leave a Comment