Futboll Sport

UZUNI ËNDËRRON DEBUTIMIN HISTORIK NDAJ REALIT/ Trajneri i Granadës: Ka përvojë dhe ritëm, është përballur me…

Myrto Uzuni bëri hapin e madh në karrierë, teksa u transferua nga hungarezët e Ferencvarosh te Granada në La Liga. Ylli i Kombëtares shqiptare, ëndërron debutimin historik në “Bernabeu” ndaj Realit këtë fundjavë.

Gjasat janë të mëdha që beratasi të jetë në fushë ndaj madrilenëve, qoftë edhe për disa minuta. Kjo gjë u la të kuptohej nga deklarata e trajnerit të Granadës, Roberto Moreno, në prag të ndeshjes që do të luhet të dielën në orën 21:00.

“Uzuni është përballur me ekipe si Braça apo Betis në kompeticionet europianie. Ka përvojë dhe ritmin e duhur për të sjellë konkurrencën. Kjo është në favor të tij dhe do ta ketë më të lehtë për t’u përshtatur dhe për të na ndihmuar”, u shpreh trajneri i Granadës.

Related posts

Fabio Capello zgjedh top-ekipin e tij ideal… me 12 lojtarë ku dominon Milani (FOTO)

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenal vijon kryesimin, City e Liverpool bëjnë detyrën, “bie” Chelsea në Londër

F.autor

Reali interesohet për talentin e Lazios

Q.Autor

Leave a Comment