Futboll Sport

U TRANSFERUA ME BUJË TEK LEGIA/ Mediat polake zbulojnë pse po vuan Ernest Muçi

Legia e Varshavës me shumë mundësi do të fitojë kampionatin, por ende Ernest Muçi nuk duket në horizont. Dhe për këtë fakt ka një shkak.

“Shpresat më të mëdha të Legias në të ardhmen mund të mbështeten tek Ernest Muçi. Shqiptari nënshkroi kontratën duke luajtur rregullisht te KF Tirana. Ndërkombëtari i të rinjve të vendit të tij luajti 68 minuta në tri ndeshje. Tani për tani, ai nuk është në gjendje të luajë një rol të madh te Legia, sepse problemi i tij lidhet me përshtatjen në ‘Ekstraklasa’. Lojtari ka probleme të dukshme fizike dhe vuan shpejtësinë e lojës”, shkruan “sport.tvp.pl”.

Qartësisht Muçi nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjet e kampionatit polak. Ai nuk e ka kaluar testin e dytë, atë fizik të Polonisë, ku lihet një futboll nga më të ashprit në Europë.

Related posts

Ines Trochia, fotoja nudo që turbulloi fansat e Interit

Sadik.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Hakimi, ylli Mbappe ndëshkon Reims me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

TESTOHET FORMACIONI I DYTË/ Vllaznia mposhtet në miqësore nga skuadra që ra në Kategorinë e Parë

F.autor

Leave a Comment