Futboll Seria A Sport

KËRKON ZËVENDËSUESIN E KOULIBALY/ Gattuso “rrëmben” lojtarin e Arsenal, konkurrencë e fortë për Rrahmanin

Napoli duket se ka shitur më në fund mbrojtësin e qendrës Koulibaly dhe po mendon për zëvendësuesin e tij. Ekipi italian ka nisur merkaton për zëvendësuesin e tij dhe emri që ka dalë së fundmi në skenë sipas Daniele Longos është Sokratis Papastathopoulos.

Futbollisti i Arsenalit mund të transferohet në Serie A. 32-vjeçari pati një sezon me oshilacione në kampin e anglezëve dhe kalimi në Itali mund t’i sigurojë minuta të plota. Greku mund të jetë lojtari i duhur për Gattuson që dëshiron një futbollist me eksperiencë.

Afrimi i tij do të sjellë më shumë konkurrencë dhe për Amir Rrahmanin. Futbollisti shtatlartë do të ketë një tjetër emër të fortë për të dueluar për një vend në formacion. Mbetet për t’u parë nëse Gattuso arrin te lojtari fillimisht, por Arsenali mund ta shesë me një ofertë të kënaqshme.

Related posts

“BËJENI ATË ME PASION, OSE FARE”/ Postimi i Ibrahimovic dridh tifozët e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA NDODHUR KURRË MË PARË/ Tragjedia në Xhenova: Heshtja në stadium do të zgjasë…

Isa.Autor

KUKËSI-LAÇI/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet për rezultat pozitiv (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment