Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Ankth tek Manchester City, dy futbollistë dalin me Covid-19

Makthi i COVID-19 nuk po jep shenja të zhdukjes. As në futboll. As në futbollin anglez, ku Manchester City njoftoi pozitivitetin ndaj virusit të dy lojtarëve në tij: Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte. Klubi anglez e ka komunikuar këtë përmes faqes së tij zyrtare, duke specifikuar se anësori algjerian dhe mbrojtësi francez janë asimptomatikë:

“Manchester City mund të konfirmojë që Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte u testuan pozitivisht për COVID-19. Të dy lojtarët aktualisht po përjetojnë një periudhë vetë-izolimi në përputhje me protokollin e karantinës së Premier League dhe qeverisë angleze. Asnjëri nuk ka ndonjë simptomë të virusit. Të gjithë në klub i urojnë Riad dhe Aymeric shërim të shpejtë në funksion të kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri”.

Kujtojmë se Premier League do të fillojë të shtunën, por jo për Manchester City. Ndeshja kundër Aston Villa është shtyrë, pasi de Bruyne dhe shokët e skuadrës, si dhe ata të Manchester United, e përfunduan sezonin e kaluar vonë në krahasim me ekipet e tjera në kampionat.

Related posts

PROVAT/ Hamilton “FLUTURON” edhe në Singapor, ndjekin Verstappen e Vettel

Isa.Autor

THJESHT PERFEKT/ Laçi leksion Craiova dhe klubeve shqiptare, model frymëzimi dhe menaxhim fantastik

Delo.autor

LUFTA NË UKRAINË/ Një tjetër sportist rus kundër Putinit, jep mesazhin sensibilizues në një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment