Futboll Sport

“NUK DO TË FLEMË SONTE”/ Tifozët e skuadrës kineze “shpërthejnë” në lot pas kthimit në stadium

Futbolli nuk ka kuptim pa tifozët. Kjo gjë merr kuptim të jashtëzakonshëm duke parë reagimin e tifozëve të skuadrës kineze Huan Zall në ndeshjen e djeshme kundër Pekinit.  Për herë të parë që pas mbylljes së stadiumeve për shkak të katastrofës humanitare që shkaktoi në Kinë koronavirusi, 300 tifozë të Huanit udhëtuan rreth 560 km drejt qytetit të Suzhout për të ndjekur takimin kundër pretendetëve të titullit, Pekin.

Të ngazëllyer nga rikthimi në stadiume, lojtarët e Huanit arritën ta barazonin ndeshjen në fund nga 0-2 në 2-2.

Njëri prej tifozëve të Huanit deklaroi se nata djeshme do të kujtohet gjatë prej tyre dhe se vështirë se mund të kenë fjetur gjumë.

“Kur dy lojtarët tanë të huaj shënuan dhe barazuam ndeshjen, ne nuk mundëm t’i mbanim lotët në shkallët e stadiumit. Jemi shumë, shumë të gëzuar dhe mendoj se sonte (mbrëmë) nuk do të mundemi të flemë”, shprehet për “AFP”-në tifozi i Huanit Gao Jazhun.

Kujtojmë që Huani ishte një nga epiqendrat e koronavirusit në Kinë.

Related posts

Ranieri: Di Biagio duhet ti jap një mundësi Balotellit, për të luajtur me “Azzurrët”

Sadik.Autor

ZBULON TELEFONATËN E PARË PAS ZYRTARIZIMIT/ Solskjaer: Kam folur me Alex Ferguson, por nuk…

Delo.autor

NIS ME TROFE SEZONIN E RI/ Kampionët në fuqi përmbysin Rennes dhe fiton Superkupën e Francës

Delo.autor