Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI “BLINDON” PORTËN/ Vjen 24-vjeçari që ka dalë nga akademia e Juventus…

Kukësi “blindon” portën për sezonin 2020-2021. Entonjo Elezaj është afrimi më i ri i klubit verilindor. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se sot është arritur marrëveshja me 24-vjeçarin shqiptar, i cili është prodhim i akademisë së Juventusit.

Elezaj ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave kuqezi, madje edhe trajneri aktual i Kukësit, Skënder Gega, drejtonte Shqipërinë U-19. Përveç të rinjve të Juventusit, Elezaj është aktivizuar edhe në skuadra italiane të Serisë B dhe C si Lançiano, Pro Verçeli, Peruxhia, Rasing Fondi dhe Katanzaro. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit nga Malta, Sliena Uanderers, ku deri në mars kur u ndërprenë aktivitetet kishte luajtur 7 ndeshje.

Sot i shoqëruar nga menaxheri i tij, Sergio Mesi, portieri u takua me drejtuesit e Kukësit dhe arriti marrëveshjen për një sezon me opsion rinovimi. Tashmë Kukësi ka katër portierë si Dashamir Xhika, Angelos Tafa, Entonjo Elezaj dhe Jetmir Basha.

KN FDG

Related posts

Çerçesov: “Bëmë mrekullinë, tani na duan në të gjithë Rusinë”

Isa.Autor

ËSHTË KAMPIONE E VETME OLIMPIKE E KOSOVËS/ Xhudistja Kelmendi flet për arsyen pse s’iu vendos statuja në Prishtinë

Delo.autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Sevilla ka humbur 4 finalet e fundit. Ja faktet interesante

Delo.autor

Leave a Comment