Futboll Sport

SFIDA NDAJ MILANIT/ Mateus i bindur: Duelin e vendos Xheko, Interi favorit për titull

Lotar Mateus është gati të vërë bast për suksesin e Interit. Jo vetëm në derbi, por edhe në kampionat ku pret që ekipi i Inzagit të konfirmohet si kampion Italie. Në një deklaratë për “Tuttosport” ish-xholi zikaltër ka thënë:

“Shpresoj shumë që Interi të shpallet përsëri kampion. Më shumë sesa Milani, për mua, një tjetër favorit për luftën e kampionatit shoh Napolin. Spaleti ka ndërtuar një makineri që shënon shumë e pëson pak”. Parashikimet për derbin e Milanos janë në rend të ditës. Edhe ish-futbollisti gjerman do të thotë fjalën e tij lidhur me takimin e së dielës mbrëma.

“Milani është në krye të renditjes së bashku me Napolin dhe kanë 7 pikë më shumë se Interi. Diferenca është e madhe, por në derbi këto aspekt nuk ndikojnë. Zikaltrit kanë mundësi të larta për të mundur kuqezinjtë dhe paraqiten në këtë përballje me moralin e lartë falë fitores në Champions kundër Sherifi”, tha 60-vjeçari që ka edhe të preferuarit e tij për titullin “Njeriu i Ndeshjes”.

Për Mateusin: “Xheko mbase nuk është Lukaku, por është një garanci. E admiroj tej mase edhe Lautaron që ka në repertor teknikë dhe gola.

Numri im 10 i shkon shumë argjentinasit”. Në janar zikaltrit mund të përforcohen në merkato. Mateus ka këshilla edhe në këtë drejtim për ish-klubin ku u shpall kampion Italie. “Po të isha drejtues i Interit, do të tentoja blerjen e Vircit të Bajer Leverkusenit. Është 18 vjeç, por ka shumë cilësi. Inzagit mund t’i bënte shumë punë”.

Related posts

“Vetëm Messi, Ronaldo dhe Neymar janë superyje të vërteta”

Q.Autor

Zidane ndryshon formacionin e Real Madridit, ja surprizat

Q.Autor

NUK KURSEN KRITIKAT NDAJ REAL MADRID DHE ZIDANE/ Rivaldo: Disa situata nuk duhet të zgjidhen në këtë mënyrë, duke…

Delo.autor

Leave a Comment