Futboll Seria A Sport

LAJM I MIRË NGA ITALIA/ “Derbi i Madoninës” mund të luhet me tifozë në stadium. Ja çfarë duhet të ndodhë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Itali, Sandra Jamba, i ka dhënë shpresë të gjithëve se derbi i Milanos me Interit dhe Milanit i programuar më 17 tetor mund të luhet me tifozë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, ajo është shprehur se në rast se numrat e të prekurve shkojnë mirë, pra nuk rriten, atëherë ka shpresë që derbi i Milanos të luhet me tifozë.

“ Nëse numrat në lidhje me Koronavirusin janë mirë dhe nëse respektohen të gjitha rregullat me sukses, atëherë më 17 tetor derbi Inter-Milan mund të zhvillohet me praninë e tifozëve. Me hapjen e shkollave në do të shikojmë si do shkojë gjendja dhe më pas do të flasim edhe për hapjen e stadiumeve”, u shpreh Jamba.

Kujtojmë se Seria A për sezonin e ri nis më 19 shtator dhe sipas të gjitha gjasave do të luhet përsëri pa praninë e tifozëve.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme, Sane ndëshkon Barcelonën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

TELEFONATA 20 SEKONDËSHE QË I NDRYSHOI MENDJEN RONALDOS/ Zbulohet “urdhri” që Ferguson i dha portugezit

Delo.autor

KAMPIONATET NË EUROPËAntonio Conte nuk është optimist: Na mungon përvoja, do të vuajmë ndaj Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment