Futboll La Liga Sport

LARGIMI I SUAREZ NGA BARCELONA/ Koeman: Duket sikur jam unë djali i keq, para se të firmosja klubi kishte…

Ronald Kuman ka folur për largimin e Luis Suarezit nga Barcelona. Hollandezi tregon se ishte vendimi i klubit dhe se ai duhej ta respektonte.

“Duket sikur unë jam djali i keq në këtë mes, por unë kam respekt për lojtarin. I thashë atij se nëse qëndronte do ishte e vështirë që ai të luante, por nëse qëndronte sigurisht që do ishte pjesë e grupit. Përpara se të firmosja me Barcelonën, klubi kishte marrë disa vendime, dhe unë duhej ti mbështesja ato. Është normale që Mesi të mërzitet që shoku i tij u largua. Leo ka qenë një shembull për të gjithë. Ai ka treguar profesionalizëm”.

Më pas Kuman foli edhe për zëvendësuesin e Suarezit. “Ne po shikojmë për lojtarë që përmirësojnë skuadrën. Ka lojtarë që nuk mund të vijnë për shkak të problemeve finaciare të klubit. Ne kemi lojtarë cilësorë”.

suarez

Related posts

MUND TË PENGOJË TRANSFERIMIN/ Ka frikë së mos i mbetet “në derë”, ja vendimi që merr Milani për Higuain

Delo.autor

Tiger Woods nuk ndalet, konfirmon praninë në kampionatin e “Carnoustie”

Sadik.Autor

Të mrekulluar nga ndihmësi i Guardiolës, tri klube dëshirojnë Artetën

Q.Autor

Leave a Comment