Bundesliga Futboll Sport

ALABAS KËRKON NJË AVENTURË TË RE/ Ylli i Bayern Munich nuk kalon klasën, largimi është më pranë

Ishte një nga ndeshjet më të dobëta të David Alabas në këtë sezon me Bajernin e Mynihut. Austriaku, përveçse shkaktoi penalltinë, ishte në shumë momente jopozicional duke lënë shumë hapësira në mbrojtje.

Tifozët bavarezë ishin të pakënaqur nga paraqitja e lojtarit të cilin e shohin larg Bajernit në sezonin që sapo ka nisur. Kjo, edhe për faktin se lojtari ende nuk ka rinovuar me kampionët e Europës.

Duket se vetë David kërkon një aventurë të re dhe për këtë arsye ka qenë larg Mynihut psikologjikisht. Kujtojmë që klubet e interesuara për të janë Barcelona, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, ndërkohë që kontrata me gjermanët skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Related posts

“NUK ERDHA TEK BARCELONA PËR TITUJ”/ Griezmann zbulon arsyet e largimit nga Atletico

Delo.autor

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Delo.autor

E BUJSHME/ Milik pranon transferimin në La Liga! Tani mbetet të bindet Napoli

Delo.autor

Leave a Comment